‘Hiqe këtij, vëre atij’/ Teliti: Duhen ndëshkuar përgjegjësit e vjedhjeve dhe abuzimeve qeveritare
Demokrati Dorjan Teliti u shpreh sot se është me rëndësi për vendin të vendosen para drejtësisë përgjegjësit e gabimeve, vjedhjeve dhe abuzimeve, që të ndëshkohen. I ftuar në një studio televizive, Teliti e cilësoi si shumë të trishtë këtë situatë, teksa shtoi se ekziston një mënyrë krejt tjetër e trajtimit për vepra penale të thjeshta. “Kjo është… është e trishtueshme me thënë të drejtën. Të shohësh se si persona të cilët në komunikimet e tyre, të cilat janë zbardhur, thonin, “nxito”, “me vrap më sill shkresën ta firmos”, “shpalle tenderin”, “hiqe këtij, vere atij”. Abuzuan me dhjetra e me qindra e miliona lekë, miliarda lekë, miliona euro, se abuzime në fund fare ata. Dhe çfarë u ka ndodhur? E kanë ndjekur në gjendje të lirë...
Burimi:
sot.com.al