Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t që ka përfshirë dhe drejtuesen Mirlinda Karçanaj teksa foli për raportin e Bankës Botërore lidhur me transformimin digjital të sektorit publik. Rama tha se Shqipëria sot ka bërë një progres të madh duke u renditur në raportin e fundit në vendin e 14-të krahasuar me vitin 2022 kur ndodhej në vendin e 64 dhe këtë rezultat ai ia atribuon punës së AKSHI-t dhe drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e cila e drejton këtë institucion prej 12 vitesh. Kryeministri u shpreh se akuza për Karçanajn janë të hatashme dhe se vetëm drejtësia do të zbulojë të vërtetën. “Banka Botërore ka publikuar GovTech Maturity Index 2025, ose e thënë shqip, raportin që njëherë në 2-3 vite vlerëson 197 vende të botës për nivelin e transformimit...