Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Hetimi i SPAK ndaj AKSHI/ Rama: Drejtësia të flasë për të, jo ‘tenxheret e çorbës politike’
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij ‘Flasim’, ka komentuar drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK dhe me masë sigurie. Rama u shpreh se ndaj saj ka akuzë të hatashme, duke shtuar se duhet pritur që drejtësia të flasë për të, dhe jo ‘tenxheret e çorbës politike’. Sipas tij AKSHI nën drejtimin e Karçanajt ka bërë një punë të jashtëzakonshme. “E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërie, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën një mase sigurie me një akuze te hatashme, për të...