Helmimi i Navalnit nga Putini/ Berisha: Mizori, PD dënon aktin kriminal të diktatorit rus

Helmimi i Navalnit nga Putini/ Berisha: Mizori, PD dënon aktin kriminal të diktatorit rus

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se, lideri i opozitës ruse, Aleksej Navalni është helmuar në burg. Berisha shkruan se, ky është një akt mizor i diktatorit rus, Vladimir Putin dhe se PD dënon me forcë. Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Helmimi i Aleksej Navalnit nga Putini, një akt mizor. Të dashur miq, pesë vende europiane, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Suedia deklaruan sot se lideri i opozitës ruse, zëri i lirë i ndërgjegjes së kombit të tij, ka vdekur i helmuar në burg në Arktik nga helmi vdekjeprurës i bretkosës shigjetë, që gjendet në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet në Rusi. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të...