Hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, Rama takim me banorët e zonës: Më vjen keq që bllokimi shkaktoi kaq shumë shqetësime
Pas inspektimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e zonës. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama u ndal te situata e krijuar nga rrëshqitja e dheut në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke theksuar se qëllimi i vizitës ishte verifikimi nga afër i problematikës dhe sqarimi i opinionit publik mbi atë që, sipas tij, është interpretuar gabimisht. Ai shtoi se zona ka pasur edhe më herët probleme të ngjashme për shkak të përbërjes gjeologjike të terrenit. Rama: Qëllimi i kësaj vizite ishte të shikonim nga afër atë plagën e hapur prej 150 metrash që ka shkaktuar gjithë këtë shqetësim, por...
Burimi:
vizionplus.tv