Hapen bastet sportive online! Jepen vetëm 10-të licenca në të gjithë vendin, kriteret
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Ministrave miratoi një seri masash në fusha të ndryshme, ku një ndër vendimet kryesore është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për dhënien e licencës për baste sportive online. Sipas vendimit të ri, numri i licencave për organizimin e basteve sportive on-line do të jetë i kufizuar. Qeveria ka vendosur që në të gjithë vendin të jepen jo më shumë se 10 (dhjetë) licenca. Sipas vendimit, aplikimet do të vlerësohen mbi bazën e pesë kritereve kryesore: oferta ekonomike (30 pikë), përvoja në fushën e lojërave të fatit (30 pikë), plani i biznesit për aktivitetin online (5 pikë), kapacitetet organizative dhe administrative (20 pikë), si dhe kapacitetet për zgjidhjet software-ike dhe certifikimet ndërkombëtare (15 pikë). Pikët totale maksimale për çdo aplikim janë 100. Procedura konkurruese...
Burimi:
zeri.ai