Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

Duket se vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike. Top Channel mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave. Bëhet fjalë për Bledjon Nallbatin, Xhelal Mziun, Oerd bylykbashin, Ina Zhupën, Tritan Shehun dhe Arjan Ndojën, të cilët kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat Në këto kushte Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final. Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen...