‘Gropë e zezë’ për financat’, Bozdo: Durana nuk ekziston, skemë që është shpikur për të vjedhur
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, deputeti i PD, Eno Bozdo, foli mbi aferën e parkut teknologjik “Durana”, ku u shpreh se e gjithë skema është një mjet për përfitime të paligjshme fiskale. Sipas tij, parku teknologjik nuk ekziston fizikisht, por përmes regjistrimit “virtual”, një grup kompanish përfitojn përjashtime totale nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe tatimet mbi të ardhurat personale për një periudhë 15-vjeçare. “Çështja nuk është parku, por dikush që merr përfitimet,” u shpreh Bozdo, duke e cilësuar skemën si një manovër të sofistikuar që tejkalon ligjin dhe krijon një “gropë të zezë” për financat publike. Ai theksoi se ndërsa ligji i vitit 2022 për parqet teknologjike synonte stimulimin e sektorit me aktivitete reale dhe prani fizike, VKM-ja e janarit 2025 futi konceptin...
Burimi:
syri.net