Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE
Në një tryezë ku në fokus ishte projektligji për financimin e partive politike, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se fryma e dialogut për tema të tilla si reforma zgjedhore është thelbësore. Ai u shpreh se ajo duhet të përmbushë jo vetëm pritshmëritë e qytetarëve, por edhe standardet europiane. E këtu, u shpreh se financimit është parakusht për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Kur burimet e financimit janë të paqarta apo mbikëqyrja është e dobët, besimi te këto institucionet demokratike është pashmangshmërisht i minuar. Financimi është parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Reforma Zgjedhore sidomos sa i përket financimit të partive në fushata mbetet përparësi në kuadër të kornizës së BE-së dhe patjetër që lidhet ngushtë me themeloret”, tha...
Burimi:
javanews.al