“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave. Rama e cilësoi të papranueshme idenë që subjekte të caktuara të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin apo pushtete të tjera, me synimin për të rritur pagat personale. “Këtu nuk është çështje personale dhe nuk kam asnjë dëshirë për polemikë me askënd. Por është e papranueshme ideja që këta njerëz mund të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin dhe pushtetet e tjera për t’ia rritur pagat vetes. Shuma që kërkohet nga taksat dhe buxheti i shtetit është 37 milionë euro të tjera”, deklaroi Rama. Sipas tij, argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqatave para...