“Gjyqtarët janë vetë Zot dhe vetë shkop, kërkojnë rritje page mbi 2 mijë euro”, Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera

“Gjyqtarët janë vetë Zot dhe vetë shkop, kërkojnë rritje page mbi 2 mijë euro”, Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flasin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Sipas kreut të qeverisë, kërkesa e gjyqtarëve është absurde dhe me këtë qasje po tentojnë t’i imponohen dy institucioneve të tjera, qeverisë dhe Parlamentit. Rama pohoi se pret nga Gjykata Kushtetuese, ta frenojë këtë lëvizje të gjyqtarëve, pasi në të kundërt, do të ishte një njollë turpi për vendin, “Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Kushtetuesja, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së tyre, kur...