Gjyqi për Veliajn nis në 9 mars, kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Ëngjëllushe Tahiri
Procesi gjyqësor për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pritet të nisë në datën 9 mars. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive, pjesë e së njëjtës dosje. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara në burg./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv