Gjyqi në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Vengu: Instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vengu shkruan se paraburgimi për 5 vite dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës. Ministri shprehet se kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plabhë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. Vengu deklaron se stabiliteti i rajonit nuk ndërtohet mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët. “Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë...
Burimi:
vizionplus.tv