Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Vengu: Rihapin plagë historike…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Hagës, për të dënuar me 180 vite burg, ish-krerët e UÇK-së. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës. Sipas Vengut, krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara. Vengu shtoi se akuzat janë të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës. “Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra...
Burimi:
ntv.al