Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Gjyqi etik socialist: dënime dhe falje për opozitën
Etika në Kuvend shqyrtoi kërkesën e PS-së për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve në seancën plenare të 18 dhjetorit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati vendosi të përjashtojë disa prej deputetëve, të cilët janë: Elda Hoti, Klevis Balliu, Këlliçin, Fidel Kreka, Ledina Alloi, Denisa Vata, Flamur Noka. Ky dënim i tyre do jetë për 30 ditë, ndryshe nga 60 që ishte e shkruar në kërkesë. Shpëtuan nga ky ndëshkim Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, të cilët nga PS u trajtuan si organizatorë të kaosit të shkaktuar në seancën e 18 dhjetorit. Edhe për ta ishte kërkuar pezullimi për 30 ditë. Ndërkohë, që u falën deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi,...