Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për shkarkimin e Veliajt
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të hënë vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e shpallur atë antikushtetues. Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Veliaj, duke e vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, Gjykata ka shfuqizuar edhe dekretin e Presidentit të Republikës, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, vetëm për pjesën që lidhet me caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sipas Gjykatës, kjo pjesë e dekretit bie ndesh me pikat 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës. Vendimi i GJK: V E N D...
Burimi:
syri.net