GJKKO rrëzon kërkesën e  Metës, ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qeli

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qeli

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka rërzuar kërkesën e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ndryshe nga herë e tjera Meta ka depozituar një kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme  ku kërkon lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore prej 50 mijë eurosh. Më herët, avokati i tij Kujtim Cakrani u paraqit në ambientet e GJKKO. Ai u kujtoi gazetarëve se ish-Presidneti feston sot ditëlindjen e 57-të dhe u kërkoi që ta uronin. “E dini që sot Presidenti ka ditëlindjen apo jo. prandaj që duhet ta uroni sot presidentin”, tha ai. Më 18 mars dosja në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kaloi për...