GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 9 prill rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Do të jetë gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë.