GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun! SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun! SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion. Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër. Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në...