‘GJK mes presionit të Ramës dhe atij ndërkombëtar’/ Paloka: Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman lidhet me çështjen Balluku

‘GJK mes presionit të Ramës dhe atij ndërkombëtar’/ Paloka: Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman lidhet me çështjen Balluku

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është përballur me një bllokadë institucionale në hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi të shtyjë pa afat mbledhjen për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj. Ky vendim pason lëvizjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila gjithashtu nuk ka arritur ende në një konkluzion mbi kërkesën tjetër të prokurorisë për pezullimin e Ballukut nga detyra. I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilësoi atë si një “lojë të koordinuar” mes qeverisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, me synim mbrojtjen e zëvendëskryeministres. Sipas Palokës, institucionet po “ia kalojnë topin njëri-tjetrit” për të zvarritur procesin dhe...