Gjiknuri dhe Bylykbashi dakord për “Zgjedhoren”: Draft i përbashkët dhe transparencë në financimet e partive!

Gjiknuri dhe Bylykbashi dakord për “Zgjedhoren”: Draft i përbashkët dhe transparencë në financimet e partive!

oerd bylykbashi-damian gjiknuri TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore organizoi sot një tryezë konsultimi mbi financimin e partive politike. Në këtë takim morën pjesë ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri, kreu i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si dhe bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi gjatë mbledhjes se bashkë me opozitën kanë rënë dakord për të hartuar një draft të përbashkët ligjor.  “Bashkë me opozitën kemi vendosur të dalim me një draft të përbashkët që ky ligj të mos reflektojë inate politike, por rregulla të pranuara nga të gjithë. Sa më të konsoliduara të jenë partitë politike, aq më e fortë është demokracia. Është e domosdoshme transparenca e burimeve financiare dhe...