Gjermania veto Serbisë pas ndryshimeve ligjore në gjyqësor

Gjermania veto Serbisë pas ndryshimeve ligjore në gjyqësor

Me kërkesë të Gjermanisë, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbajtën një debat të jashtëzakonshëm mbi situatën në Serbi pas miratimit të ligjeve që reduktojnë pavarësinë e gjyqësorit, të cilat Komisioni Evropian i vlerësoi si një hap të rëndësishëm prapa.  Disa vende përfshirë Gjermaninë, Holandën vendet skandinave dhe ato baltike kërkuan që të merret në konsideratë pezullimi i fondeve nga Plani i Rritjes për Serbinë, nëse këto ndryshime ligjore në gjyqësor mbeten në fuqi. Ato shprehën “shqetësim serioz”, duke thënë se ndërhyrja në gjyqësor përfaqëson një pengesë në sundimin e ligjit. Nga ana tjetër, një grup vendesh, përfshirë Francën, Italinë, Hungarinë, Sllovakinë kanë mbështetur një “qasje të ekuilibruar” ndaj Serbisë, duke paralajmëruar se një “pezullim i nxituar i pagesave” nga Plani i Rritjes do...