“Gjermania mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE”/ Balla takon ministrin gjerman për Europën, Gunther Krichbaum
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ministrin gjerman për Europën, Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë. Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Krichbaum ndaj Shqipërisë, si në Bundestagun gjerman ashtu edhe në rolin e tij aktual qeveritar. Ai theksoi se Gjermania renditet e para për mbështetjen e drejtpërdrejtë të akorduar Shqipërisë. Sipas Ballës, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ndodhen sot në nivelin më të lartë historik, si në aspektin bilateral ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku të dyja vendet janë pjesë. “Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Gunther Krichbaum, i cili në këtë vizitë...
Burimi:
top-channel.tv