Gjergj Luca tregon njohjen me Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun: Nuk është “Tigër” se nuk ka “kokrra”, Balluku është femër me “kokrra”, burrneshë

Gjergj Luca tregon njohjen me Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun: Nuk është “Tigër” se nuk ka “kokrra”, Balluku është femër me “kokrra”, burrneshë

Gjergj Luca, biznesmen i njohur në vend, i ftuar në emision,  duke treguar peripecitë e biznesit të tij në vend dhe problemet me autoritetet, zbuloi njohjet që ka patur me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe me ministren e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, duke vlerësuar këtë të fundit si e gjindshme dhe që nuk i ka ikur drejtësisë, siç bëri Ahmetaj, duke u arratisur në Zvicër. “Të dy i njoh, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun. Kam bërë biseda biznesi. “Tigri” ishte aktor si Anthony Quin, si Marlon Brando. Njëherë më puthi në sy të Gramoz Ruçit. Ky më tha: të puthi gjirokastriti? Po, i thashë. Sa herë? Pesë herë! E ke ngrënë, më tha. Kur ishte ministër më erdhën kontroll Tatimet. Më thanë nuk...