Gjepali: BE në një moment të vështirë, qëndrimet e SHBA-ve vënë në provë kohezionin europian
Ekspert i çështjeve të integrimit, Gledis Gjepali, tha se Bashkimi Europian ndodhet në një moment të vështirë për shkak të kërkesave dhe qëndrimeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për çështje të ndjeshme si Grenlanda. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, Gjepali thekson se vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian për gati shtatë dekada po vihen në provë nga qëndrimet e reja të Uashingtonit. Sipas tij, ekziston një rrezik real për vetë kohezionin e BE-së, nëse vendet anëtare nuk arrijnë të mbajnë një qëndrim të unifikuar përballë sfidave të jashtme. Gjepali shprehet se qëndrimet e paqarta të SHBA-ve kanë ndikuar jo vetëm në marrëdhëniet transatlantike, por edhe në stabilitetin e...
Burimi:
vizionplus.tv