Gjekmarkaj: Rama ishte larg Trumpit, më afër me të ka qënë Mediu te Mëngjesi i Lutjeve

Gjekmarkaj: Rama ishte larg Trumpit, më afër me të ka qënë Mediu te Mëngjesi i Lutjeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke komentuar takimin e parë të Bordit te Paqes dhe praninë e kryeministrit Rama atje, u shpreh se, disa ditë më parë Niko Peleshi e kishte Donald Trumpin më afër se sa Edi Rama dje. “Më afër e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi dhe Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve, se kryeministri ynë në bordin e paqes, që është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në bordin e paqes” – u shpreh Agron Gjekmarkaj.