Gërdeci 17 vjet që pret drejtësi! Mediu: Sajesë politike, nga hetimi doli se nuk kam përfituar asgjë

Gërdeci 17 vjet që pret drejtësi! Mediu: Sajesë politike, nga hetimi doli se nuk kam përfituar asgjë

Fatmir Mediu TIRANË-Ish-ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një konferencë për shtyp, ka folur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, Gërdecin. Mediu e ka quajtur procesin një sajesë politike, ndërkohë ka deklaruar se nga hetimet nuk ka rezultuar se është i përfshirë në korrupsion. Fatmir Mediu: Procesi ndaj meje, sajesë politike. Që në fillim të ngjarjes kam dhënë dorëheqjes dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë. SPAK dhe prokuroria më kanë hetuar mua dhe familjarët edhe për çështje private e shëndetësore, por vetë prokuroria ka provuar se nuk isha i përfshirë në asnjë akt korrupsioni ndaj më ka akuzuar për “Shpërdorim detyre” jo për korrupsion. Nuk ka asnjë lidhje apo transaksion i përfituar nga unë. Gjykata dhe prokuroria...