“Gazi i Zegjinesë”, Rama ironizon Bardhin: I vetmi burrë në historinë e botës që është marrë në mbrojtje nga Helsinki, prej sulmit të një gruaje
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita. Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit. Rama ironizoi më tej Bardhin duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një grua, duke iu referuar këtu ‘betejës’ online që është zhvilluar mes deputetes së PS Zegjine Çaushi dhe Bardhit. “Belinda Balluku e çoi PD për jufka...
Burimi:
top-channel.tv