Gazetari Hitaj ironizon situatën në PD: E vërtetë, Salianji punon me bandat e jo vetëm, çdo të keqe në PD ai e ka sjellë…

Gazetari Hitaj ironizon situatën në PD: E vërtetë, Salianji punon me bandat e jo vetëm, çdo të keqe në PD ai e ka sjellë…

Gazetari Arbër Hitaj, ka ironizuar situatën e krijuar brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD dhe sulmet e nisura ndaj Ervin Salianjit i cili kërkon riformatizimin dhe ringritjen e PD. Hitaj shkruan se në PD ka nisur mbledhja e provave për të vërtetuar se Salianji është sabotator dhe se ai i ka shkaktuar PD të gjitha të këqijat. “Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të shpallej “non grata”. Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë...