Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi denoncon pengimin e besimtarëve: Përpjekje brutale për të ndaluar..
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së sotme. Ai u shpreh se hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Bardhi e cilësoi këtë si një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit. Reagimi i plotë: Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit....
Burimi:
sot.com.al