Garë e fortë në PD Elbasan! Durim Çekrezi rikandidon, zbulon emrat e rivalëve

Garë e fortë në PD Elbasan! Durim Çekrezi rikandidon, zbulon emrat e rivalëve

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan, Durim Çekrezi, ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara në disa media lokale për emrat e kandidatëve në garën për drejtimin e degës. Përmes një deklarate publike Çekrezi ka publikuar emrat e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në garën për kreun e PD-së në këtë degë. Sipas Çekrezit, nga emrat e propozuar nga strukturat e partisë, përveç tij kanë pranuar të jenë pjesë e garës edhe Aurel Bylykbashi, Alis Narazani, Elior Vila, Lumturi Hasa dhe Sokol Shkëlzeni. Ndërkohë që deri ditën e sotme dokumentacionin e plotë për kandidim e kanë dorëzuar tre prej tyre, Alis Narazani, Elior Vila dhe vetë Çekrezi. “Javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Degës për miratimin e listës së kandidatëve dhe...