Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Zogaj: Rama ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane, i ka ardhur si dhuratë nga qielli

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Zogaj: Rama ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane, i ka ardhur si dhuratë nga qielli

Analisti Preç Zogaj, e lidhi jehonën e ftesës së presidentit Trump për krijimin e Bordit të Paqes me faktin se kryeministri Rama e fryu aq shumë këtë sepse i duhej, pasi prej gati një vit ka qenë pa kontakte me Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ftesë ishte si dhuratë nga qielli për të. “Ideja e bordit të Paqes është një ide direktivë e Kombeve të Bashkuara. Paraqitën SHBA një rezolutë me 20 pikë për paqen në Gaza dhe e miratoi OKB dhe u paraqit ky Bord i Paqes për marrëveshjen mes Hamas dhe Izraelit. Bordi i Paqes ka lindur mbi këtë bazë. Në tekstin që ka paraqitur Trump, ata fokusohen te Gaza aty nuk përmendet dhe Bordi jep të kuptohet se e shtrin te shumë...