Fshehu dënimin me burg në Greqi/ Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KLGJ nisjen e hetimit për Irena Gjokën
Gjyqtarja e Shkallës së Parë në GJKKO, Irena Gjoka, Maneku, Shpata, do përballet me gjykimin e trupës së KLGJ-së, në lidhje me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, ku sipas denoncimeve të opozitës, ka fshehur dënimin e saj me burg në Greqi. Një raportin hetimor paraprak të Prokurorisë së Përgjithshme të siguruar nga SYRI, i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të verifikojë rezultatet e gjetura nga organi i akuzës, si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”....
Burimi:
syri.net