Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për vendosjen e rendit dhe barazisë para ligjit. Çupi deklaroi se drejtësia “u nis për të dhënë drejtësi, por nuk e dha”, duke shtuar se, sipas tij, janë krijuar aleanca të rrezikshme mes politikës, sistemit të drejtësisë dhe elementëve kriminalë. Ai kritikoi gjithashtu vendimet për lirimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës së PD, duke e cilësuar këtë si një sinjal negativ për shoqërinë. Në deklaratat e tij, analisti akuzoi drejtpërdrejt Berishën për përgjegjësi të rënda politike dhe morale, duke e cilësuar situatën si një përpjekje...