“Front kundër narko-regjimit”, Berisha: Të premten, takim me faktorët opozitarë.  Protesta masive për të rrëzuar Ramën

“Front kundër narko-regjimit”, Berisha: Të premten, takim me faktorët opozitarë. Protesta masive për të rrëzuar Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar si përgjegjës për dy çështjet që po hetohen nga Spaku; tenderat në infrastrukturë dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në një konferencë me gazetarët Berisha lajmëroi se të premten do të zhvillojë një takim me çdo faktor opozitar për betejën kundër qeverisë “Rama> “Për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë. Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me...