Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
FOTOLAJM/ Qytetarët me pankarta në duar mesazh Ramës në foltoren e PD-së: Dorëheqje, o derëzinj
Partia Demokratike po zhvillon sot foltoren e gjashtë në bulevardin para Kryeministrisë. Në këtë protestë nuk kanë munguar edhe mesazhet nga qytetarët, të cilët janë shfaqur edhe me pankarta me mesazhe pikante. Sipas mesazheve nga pankartat, qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e tij. Disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar janë: “Bela Ciao”, “Bela hap krahun”, “zgjedhje pa Ramën” dhe “Dorëheqje, o derëzinj”. Opozita ka zhvilluar protesta të njëpasnjëshme së fundi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama




