Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Foto/ Nata e ndërrimit të viteve, deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj me një postim të veçantë
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e kabinetit Rama 3, Bora Muzhaqi, ka zgjedhur natën e ndërrimit të viteve për të prezantuar partnerin e saj për herë të parë në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një postim emocional, në të cilin shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për partnerin e saj, me të cilin feston 10-vjetorin e lidhjes. “Postimi i fundit për këtë vit është për ne. Gëzuar, love. Gëzuar 10-vjetorin! Siç thotë populli, pleqërofshim bashkë, mes aventurave dhe ëndrrave të mëdha. Faleminderit që je direku që më mban të qëndrueshme edhe në kulmin e çdo stuhie”, shkruan ajo. Top Channel