FOTO/ Balliu takime me qytetarët në Tiranë, i fton në protestën e datës 24 Janar
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka qenë sot në Njësinë 10, në një takim me qytetarët, të cilëve u ka bërë thirrje të bashkohen me opozitën më 24, në orën 17:00, në protestën kombëtare. Opozita ka organizuar protestën kombëtare pas skandaleve të fundit në lidhje me Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t. Balliu nënvizon se kjo qeveri është kthyer në një cenim për sigurinë kombëtare dhe për të rinjtë shqiptarë. Deputeti i PD-së bën thirrje për përshkallëzim të protestës deri në krijimin e një qeverie teknike.
Burimi:
syri.net