“Fondi Social 2026”, Rama: Krenar për transformimin rrënjësor të sistemit të shërbimeve sociale! Buxheti është rritur 6 herë
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ishte i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror. Kryeministri Edi Rama theksoi se transformimi i sistemit të mbështetjes sociale gjatë dekadës së fundit është një arsye e fortë për të qenë krenar. Ai kujtoi se procesi nisi në kushte të vështira financiare, me një borxh të akumuluar prej dhjetëra milionë eurosh ndaj personave me aftësi ndryshe dhe familjeve në ndihmë ekonomike, borxh që sipas tij kërkoi reforma të thella dhe...
Burimi:
vizionplus.tv