Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Foltorja para kryeministrisë/ Myrtollari: Rama ka humbur çdo të drejtë morale për të qeverisur! Dorëheqje
Në një fjalim të mbajtur para protestuesve, Kandidati për deputet në listën e hapur i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Shyqyri Myrtollari lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një "narko-shtet" përgjegjës për korrupsion galopant, keqqeverisje dhe një krizë demografike që po zbraz vendin. Ai bëri thirrje të fortë për bashkim kombëtar, duke ftuar qytetarët të lënë mënjanë ndasitë politike për të rrëzuar sistemin aktual dhe për të kërkuar dorëheqje, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Partia Demokratike mbajti sot foltoren e parë për 2026-ën, duke mbledhur qytetarë të shumtë përballë godinës së qeverisë pasditen e sotme. Foltorja e cila ndryshe konsiderohet edhe si Kuvendi i qytetarëve dhe i deputetëve, tashmë kërkon që Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një...




