Foltorja e PD përpara Kryeministrisë pas protestës, mungon Berisha/ Këlliçi: Kur qeveria dhunon qytetarët, tregon se i ka hyrë frika

Foltorja e PD përpara Kryeministrisë pas protestës, mungon Berisha/ Këlliçi: Kur qeveria dhunon qytetarët, tregon se i ka hyrë frika

Foltorja e Partisë Demokratike u mbajt këtë të hënë përpara godinës së Kryeministrisë, pa praninë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së 24 janarit, duke dënuar përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar dhe ujit me piper ndaj protestuesve, përfshirë edhe të mitur. Sipas Këlliçit, përdorimi i forcës ndaj qytetarëve është shenjë frike nga ana e pushtetit. “Historia e ka treguar se kur një qeveri dhunon qytetarët e saj, kjo tregon se frika i ka hyrë thellë. Sulmet ndaj protestuesve, përfshirë minorenët, janë vendime politike të marra drejtpërdrejt,” u shpreh ai. Ai shtoi se dhuna ka qenë pjesë e mënyrës së qeverisjes që...