Foltorja e PD, Berisha: Shpresa e vetme jemi ne
Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e radhës para kryeministrisë ka vlerësuar dhe falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e 28 shkurtit. Në fjalën e tij ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta. “Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet nuk do të luftohet. Deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë...
Burimi:
vizionplus.tv