Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot
Opozita mban sot foltoren para Kryeministrisë. Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash, që parashikojnë edhe bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet. Këto akse do të jenë të bllokuara nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Njoftimi i policisë: Tiranë/Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do...