Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar
Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh: Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht...
Burimi:
top-channel.tv