“Flasim për dixhitalizim, por spitali nuk ka energji”, Topalli në Kuvend: Qytetarët numërojnë qindarkat, pushteti projektet imagjinare
Në seancën e sotme plenare deputetja demokrate, Jozefina Topalli foli për ikjen e energjisë elektrike në QSUT. Sipas saj diskutimi i dixhitalizimit është i kotë kur në spitale nuk ka gjeneratorë për të furnizuar spitalin me energji. “Sot flasim për satelit për smart city për prodhim armësh. Fjalë të mëdha, tituj bombastik, por realiteti është ndryshe. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjeneratorë. Ky është një hendek moral i këtij pushteti, nga satelitët në qiell tek errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne, por mungon energjia, aparatura, siguria baza, miliona në letra Na flasin për zhvillim në teknologji, por pensionet janë më të ulëtat dhe fuqia blerëse më e ulëta në Ballkan. Qytetarët numërojnë qindarkat ndërsa pushteti projektet...
Burimi:
top-channel.tv