Fjala e plotë para GJKKO/ Meta kundërshton akuzat: Paraburgimi, persekutimi politik dhe njerëzor

Fjala e plotë para GJKKO/ Meta kundërshton akuzat: Paraburgimi, persekutimi politik dhe njerëzor

Prej orës 10:00 të kësaj të enjte në GJKKO po vijon seanca paraprake ndaj ish-presidentit të Shqipërisë dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Para gjyqtares së seancës paraprake, Irena Gjoka, Meta paraqiti qëndrimin e tij lidhur me akuzat. Në fjalën e tij, Meta deklaroi se gjatë tre seancave është paraqitur “një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore”, duke e cilësuar procesin si të bazuar në “gënjeshtra, falsifikime dhe një tablo sinoptike të përgatitur prej gati 2 dekadash”. Ai pretendoi se paraburgimi i tij prej 16 muajsh është përdorur si “mjet persekutimi politik dhe njerëzor” dhe jo si mjet hetimi. Në lidhje me akuzat për deklarim të rremë dhe pastrim të produkteve të veprave penale, Meta i...