Firmëtarja e pavarësisë së Kosovës, Drita Kadriu: I paimagjinueshëm gjyqi politik që po ndodh me liderët e UÇK-së
Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mes festimeve dhe urimeve të shumta, spikasin reflektimet mbi rrugëtimin historik dhe sfidat e së tashmes. Sheshet e Kosovës, si ai “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u mbushën nga mijëra qytetarë që festonin me flamuj kombëtarë, një zë i rëndësishëm i atij akti historik ndau një perspektivë të veçantë. Drita Kadriu, ish-deputete dhe një nga firmëtaret e Deklaratës së Pavarësisë, e cilësoi ndjesinë e asaj dite si një peshë që rëndohet dhe bëhet më e rëndësishme me kalimin e çdo viti. “Ajo ditë ka sublimuar historinë e të gjithë brezave të kombit tonë për liri, pavarësi, për shtet, për demokraci,” deklaroi Kadriu, duke theksuar se pavarësia ishte kulmi i një sakrifice të gjatë historike. Megjithatë, reflektimi i saj...
Burimi:
syri.net