Financimi i partive politike, PS e PD ulen në tryezën e parë për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri e Bylykbashi: Duhet transparencë për burimet
Po zhvillohet sot tryeza e parë për Reformën Zgjedhore, ku të pranishëm janë anëtarët e PD e PS, ku në qendër të diskutimeve sot është financimi i partive politike. Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri tha se kanë rënë dakord me opozitën që të dalin me një draft të përbashkët që ligji të mos ketë “inate partizane”. “Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia. Duhet transparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera...
Burimi:
top-channel.tv