Filipinezët “pushtojnë” bregdetin shqiptar, Edi Rama sfidon kritikët: Pagat në vendin tonë janë njësoj si në Greqi…

Filipinezët “pushtojnë” bregdetin shqiptar, Edi Rama sfidon kritikët: Pagat në vendin tonë janë njësoj si në Greqi…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në Konferencën e III Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në këtë sektor, si dhe vizioni “Aftësi 2030”, i fokusuar në zhvillimin e aftësive profesionale, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te zhvillimi i turizmit në vend, duke trajtuar debatet e fundit lidhur me praninë e punonjësve të huaj në tregun shqiptar të punës, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Rama vlerësoi se pavarësisht problematikave që kanë shoqëruar zhvillimin urbanistik dhe turistik ndër vite, sektori ka njohur përmirësime të vazhdueshme në cilësi, standarde dhe investime. Sipas Ramës rritja e cilësisë së ofertës turistike ka sjellë edhe...