Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)
Pesëmbëdhjetë vite pas asaj dite, zbardhja e plotë e ngjarjes ende mungon, edhe pse siç thekson Mahmutaj, gjithçka është e dokumentuar: detajet, momentet, të shtënat, viktimat, janë të fiksuara në qindra objektiva kamerash të mediave shqiptare dhe ndërkombëtare. Megjithatë, drejtësia vijon të sillet sikur e vërteta është ende e paqartë. Mahmutaj flet për hipokrizinë e politikës, e cila çdo vit mban homazhe për viktimat e 21 janarit, por shmang përgjegjësinë për autorët. Për të, fajtorin kryesor të kësaj vrasjeje shtetërore e ka me emër dhe mbiemër: ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shmang dimensionin personal të kësaj historie. Nuk ndalet te plaga që mori atë ditë, te plumbi që i mbeti në trup teksa ishte në krye të detyrës si gazetar. Për Mahmutajn, plagë më e rëndë...
Burimi:
javanews.al